Ballina Kronike VIDEO/ Makinën plot me drogë, ja si u kapën “mat” nga policia...

VIDEO/ Makinën plot me drogë, ja si u kapën “mat” nga policia pesë trafikantët në Tiranë (Emrat)

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Mjegulla”, ku kanë rënë në pranga 5 persona, pasi u kapën me 90 kg Cannabis Sativa në makinë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, më datë 01.12.2017, rreth orës 12.45, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “MJEGULLA”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Klajdi Xhelollari, 29 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë.
  • Hysni Elmazi, 31 vjeç, lindur në Mokricë, banues në Durrës.
  • Afrim Shaba, 54 vjeç, lindur në Tiranë, banuese në Tiranë.
  • Arian Kërtusha, lindur dhe banues në Durres, i dënuar me parë.
  • Pirro Çapi, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë.

Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 01.12.2017, ora 12:45 në rrugën “Kastriotët” në këto rrethana:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 01.12.2017, në orët e mesditës është organizuar shërbim pasi në bazë informacioneve të marra në rruge operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit K. Xh., H. E. dhe A. Sh., në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamëz, Paskuqan, Babrru, etj.

Personat e lartpërmendur lëviznin me tre automjete në perdorim nga keta shtetas.

Ne Rrugën “Kastriotët” pranë vendit të quajtur “pallatet e Verdha” janë neutralizuar dhe prangosur, të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjeteve të tyre dhe ne sediljet e pasme ndodheshin disa thase të zinj të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

LEXO EDHE:  Arrestohet "i forti" në Lushnjë, me armë zjarri në brez

Në vijim të operacionit janë kapur dhe arrestuar edhe dy shtetas të tjerë konkretisht, A. K. dhe P. Ç. të cilët qarkullonin me një automjet “Mercedez Benz” për të cilët kishte dyshime së bashkëpunonin më autorët e dyshuar të arrestuar në flagrancë. 
Sasia e bimës së dyshuar si narkotike të pershkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 90 kilogramë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:

  • 4 automjete
  • 8 telefona celularë

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve K. Xh., H. E., A. Sh., A. K. dhe P. Ç.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook