Ballina Kronike VIDEO/ Mbyllet me sukses operacioni antidrogë në Durës, pranga 39 vjeçarit (EMRI)

VIDEO/ Mbyllet me sukses operacioni antidrogë në Durës, pranga 39 vjeçarit (EMRI)

Policia e Durrësit ka mbyllur me sukses operacionin antidrogë ‘Kontenieri’, ku arriti të vinte në pranga 39-vjeçarin Arben Balliu. Ky i fundit së bashku me një shtetas tjetër akuzohen se mbanin të fshehur rreth 14 thasë me peshë rreth 89 kg kanabis.


Sekuestrohen 14 thasë kanabis në një kontenier… by gazetar-dualajm

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar, ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Kontenieri”.
U arrestua në flagrancë shtetasi: Arben Balliu 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

H.P. 42 vjeç, banues në Arrameras, Krujë

Më datë 23.08.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur Krastë, në afërsi të një guroreje, brenda një kontenieri u arrestua në flagrancë shtetasi A.Balliu pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kontenier u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

14 thasë me peshë rreth 89 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.