Ballina Kronike VIDEO/ I mbyllin lokalin e basteve, shqiptarit i “ikën truri”, merr çekiçin...

VIDEO/ I mbyllin lokalin e basteve, shqiptarit i “ikën truri”, merr çekiçin dhe…

Një 37-vjeçar shqiptar, rezident në komunën e Cefalu në Parma, është proceduar penalisht, pasi akuzohet për dëmtimin e një lokali bastesh në mbrëmjen mes 13 dhe 14 janarit.

Policia italiane ka publikuar sot videon ku shihet shqiptari duke thyer xhamat e objektit. Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të ketë qenë konflikt mes shqiptarit dhe një prej punonjësve të qendrës së basteve.

Ngaqë kishte shkuar vonë, shqiptarit i ishte kërkuar të dilte sepse duhet ta mbyllnin pikën e basteve.

Ai ikën por kthehet pas pak me një çekiç, i veshur me një kaskë dhe një xhiboks duke qëlluar dhjetëra herë xhamin e lokalit deri në shkatërrimin tij. 

Ashtu siç shihet dhe në video, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, godet pa pushim hyrjen e lokalit me çekiç në dorë.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur çekiçin dhe veshjen e përdorur gjatë asaj nate.

BRUCIA LA SICILIA

+++BRUCIA LA SICILIA+++http://catania.blogsicilia.it/pomeriggio-infernale-a-catania-roghi-in-ogni-parte-della-citta-e-il-numero-demergenza-va-in-tilt/401285/

Posted by BlogSicilia on 12.07.2017

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook