Ballina Kronike VIDEO/ Mediat greke publikojnë pamjet nga arrestimi i dy shqiptare të arratisur

VIDEO/ Mediat greke publikojnë pamjet nga arrestimi i dy shqiptare të arratisur

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të dy shqiptarëve që u arratisën nga porti i Pireut, teksa po transferoheshin në Kretë.

Mbrëmjen e së premtes Xhuliano Halilaj dhe Alfons Doçi u kapën në një apartament në katin e parë në zonën “New Philadelphia”, në rrugën “Adrianou”, në Athinë, të cilin dy të arratisurit me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre kishin arritur ta merrnin me qira.

LEXO EDHE:  Transportonte drogë nga Shqipëria në Greqi, arrestohet në kufi 34-vjeçari

Mësohet se hetimet policore tashmë do të kryhen edhe për bashkëpunëtorin e dy të arratisurve, që u ka dhënë atyre shtëpinë me qira, ndërsa është vënë në kërkim të tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook