Ballina Aktualitet VIDEO/ Mes lotëve dhe dhimbjes, rrëfehet gjyshi i 21-vjeçares: Si më vdiq...

VIDEO/ Mes lotëve dhe dhimbjes, rrëfehet gjyshi i 21-vjeçares: Si më vdiq në duar vajza në hyrje të spitalit

Gjyshi i 21-vjeçares, Xhuljeta Gjeka, ka rrëfyer mes lotëve dhe dhimbjes momentin kur vajza e tyre u nda nga jeta tragjikisht në hyrje të Spitalit të Fierit.

Ai tregon se askush në spital nuk i erdhi në ndihmë, ndërsa i ati i vajzë akuzon mjekët si fajtor për neglizhencën e tyre që solli ndarjen nga jeta në lule të rinisë të 21-vjeçares.

“Në orën 3:30 na dha recetë mora dhe ilaçet erdha në shtëpi, çështje gripale më thanë. E mbajtëm çupën me trë ngrohta në orën 3  të natës vete në spital. Këtu ishte më e keqja. Çupa mua më ka vdekur tek porta e spitalit sepse nuk doli një njeri të më sillte një barelë. Kam bërtitur “o maskarenj” ndofta gabova, më ra çupa nga duart”, rrëfen mes lotëve gjyshi i 21-vjeçares.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Stuhia shkatërron skenën e festivalit, humb jetën tragjikisht Dj i njohur

Ndërsa babai i viktimës shprehet: “Vajza ime ka ikur nga doktorët vëlla, nga neglizhenca e dokotrëve”.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe drejtoresha e Spitalit të Fierit, fillimisht duke shprehur ngushëllime familjarëve e më pas tha se spitali ka ngritur një grup në lidhje me ngjarjen e rëndë.

21-vjeçarja, Xhuljeta Gjeka