Ballina Aktualitet VIDEO/ “Njerëz në panik e të gjakosur”, dalin pamjet e reja pak...

VIDEO/ “Njerëz në panik e të gjakosur”, dalin pamjet e reja pak sekonda pas shpërthimit me tritol në Shkodër

Janë publikuar pamje të reja nga shpërthimi me tritol që tronditi sot qytetin e Shkodrës.

Në pamjet e publikuara nga televizioni lokal “Rozafa” shihen momentet vetëm pak sekonda pas shpërthimit në lagjen “Partizani”.

Njerëz që vrapojnë për t’u larguar nga vendngjarja, por dhe persona të gjakosur që shihen në video të krijojnë idenë e ndonjë sulmi terrorist.

Nga shpërthimi me tritol mbetën të plagosur 8 persona.

Shënjestra e atentatit ishte biznesmeni i njohur në Shkodër, 43-vjeçari Lulzim Kulla, ndërsa sulmi ishte mirëorganizuar nga atentatorët, të cilët dyshohet se monitoronin çdo lëvizje të tij.

Autorët kishin gjetur mundësinë që sasinë prej 400 gramë tritol ta vendosnin në pjesën e motorit të mjetit tip “Fuoristradë” me targa AA 444 PX, me të cilën lëvizte Kulla.

Në momentin kur biznesmeni po hipte në makinën e tij çdo gjë shpërtheu në flakë, ndërsa 43-vjeçari përfundoi disa metra më tutje i plagosur rëndë.

Ngjarja mund të kishte pasoja fatale pasi zona është tepër e populluar në atë orë të ditës.

Shpërthimi i fuqishëm ka dëmtuar dyqanet në ndërtesën dykatëshe pranë së cilës ndodhej makina, duke iu shkatërruar dyert dhe xhamat. Banorët tregojnë panikun që përjetuan ato momente.

Në lagjan “Partizani”, vendin ku ndodhi shpërthimi, Kulla zotëronte një dyqan, të cilin e kishte lënë me qira.

Biznesmeni rezulton një emër i skeduar në polici dhe i njohur në qytet si “i forti i Shkodrës”, me precedentë të theksuar kriminalë dhe të shkuar të errët.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook