Ballina Aktualitet Video/ Nuk tërhiqen banorët e ‘Unazës së Re’. Ja ç’ndodhi sot te...

Video/ Nuk tërhiqen banorët e ‘Unazës së Re’. Ja ç’ndodhi sot te protesta…

Ka vijuar edhe sot protesta e banorëve të “Astirit”, të cilët preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re.

Ashtu si një ditë më parë banorët dolën në rrugë duke djegur goma, si pasojë u bllokua edhe rruga.

Protestës së sotmë, banorëve në zonën e Astirit në Tiranë, iu bashkuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Duke e konsideruar të paligjshëm vendimin për shembjen e ndërtesave që do t’i hapë rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe. Basha e konsideroi kreun e Bashkisë së “fundërrinë”.