Ballina Kronike VIDEO/ Pasuritë e krijuara nga veprimtaritë kriminale, policia blen 3 automjete me...

VIDEO/ Pasuritë e krijuara nga veprimtaritë kriminale, policia blen 3 automjete me paratë fondet e konfiskuara

SHPËRNDAJE

Strukturave të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar dhe Aseteve Kriminale, në Policinë e Shtetit i kaluan ditën e sotme tre automjete te reja, të blera nga fondet e konfiskuara që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Në kuadrin e masave për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, me qëllim përmirësimin e hetimeve paraprake penale dhe forcimin e kapaciteteve logjistike, për strukturat e hetimit të aseteve kriminale, krimit financiar dhe pastrimit të parave, në zbatim të ligjit 10192 për “Masat kundër krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Strukturat e Hetimit të Financave Kriminale në Policinë e Shtetit, përfituan nga ky fond i konfiskuar e i destinuar për këtë qëllim, 3 automjete të reja.

Këto mjete janë një ndihmë në punën e këtyre strukturave, në gjetjen, sekuestrimin me qëllim konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit të aseteve kriminale, si dhe për zhvillimin e sitemit të drejtësisë.

Ky është një motiv për strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar dhe Aseteve Kriminale, në kuadrin e programit të Qeverisë, prioriteteve të Policisë së Shtetit dhe zbatimit të planit të masave “Vjeshtë 2017”, për “Goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” dhe “Forcimin e rendit dhe sigurisë”, duke synuar t’i heqim krimit mjetet dhe qëllimin kryesor të tij financat, dhe t’i përdorim ato për kompensimin e viktimave të krimit dhe zhvillimin e forcimin e strukturave të zbatimit të ligjit dhe Sistemit të Drejtësisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Lexon Kadarenë dhe dëgjon Eliza Dumin”, kush është Sladjana Stojiljkoviç, vajza serbe që po studjon gjuhën shqipe në Beograd

VIDEO/ Ministrja e Drejtësisë i përgjigjet denoncimit të qytetarëve, shkarkon “live” 3 zyrtarët e Hipotekave

Rama bën për “ujë të ftohtë”profesorët e Akademisë së Shkencave: Institucion i rrënuar, kufoma e vetvetes

Urdhëroi vrasjen e 8 mijë burrave myslimanë, Gjykata e Hagës dënon me burg të përjetshëm “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiç

DOSSIER/ Si u vra Vasil Shanto, simbol i rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

“Jo vetëm gjoba, por dhe…”, Policia Rrugore prezanton Lotarinë e Radarit: Ja çfarë do të fitojnë 20 shoferët më të mirë

“Kemi një vit e gjysmë pa u paguar”, punonjësit e 55 kompanive të By-Passit të Fierit e Vlorës në protestë

Sapo kishte dalë nga burgu, kapet sërish i “forti” shqiptar në Itali. Policia i zbulon kokainë, armë dhe mijëra euro në banesë (Foto)

Skandali/ Ja sa duhet të paguash në spital për t’u futur në operacion pa radhë e pa asnjë dokumentacion (Video)

“Do ta vrasim të birin e kokëmushkës amerikane”, ISIS kërcënon me jetë djalin e Donald Trump, alarmohet Shtëpia e Bardhë

Artikulli paraprakArrestohet inspektori i repartit “Shqiponja”, dekonspironte operacionet e policisë
Artikulli tjetërRuçi tregohet i “ashpër” në Kuvend ndërpret seancën dhe kritikon kryetarët e grupeve parlamentare