Ballina Kronike VIDEO/ “Përgjimet e Vangjush Dakos me bandën e drogës së Shijakut”

VIDEO/ “Përgjimet e Vangjush Dakos me bandën e drogës së Shijakut”

Gazetari i kronikës Flamur Vezaj në një lidhje me skype nga SHBA për “360 Gradë” në Ora News, bëri me dije se është shoqëruar në polici edhe motra dhe mbesa e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Ai shtoi se në grupin e trafikut të drogës në Shijak janë të përfshirë edhe biznesmenë të fuqishëm në Tiranë.

Vezaj: Është shoqëruar edhe mbesa dhe e motra e zt.Ndoka në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe janë duke u marrë në pyetje. Nuk mund të quhet një grup i strukturuar kriminal. Vëllai i deputetit Arben Ndoka është arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut për trafikun e drogës. Tek rasti i trafikut të drogës në Shijak janë përfshirë biznesmenë të fuqishëm, pronarë lokalesh të njohura nate në Tiranë që prej vitesh merren me pastrim të parave. Në këtë dosje është përfshirë edhe Vangjush Dako. Z.Dako është kapur në përgjime duke kërkuar vota dhe favore ndaj këtij grupi kriminal. Në ditët në vazhdim mund të publikohen edhe fakte”, – tha Vezaj.