Ballina Aktualitet VIDEO/ Përplasje e frikshme mes dy trajlerave në aksin Rrogozhinë-Lushnje, dalin detajet...

VIDEO/ Përplasje e frikshme mes dy trajlerave në aksin Rrogozhinë-Lushnje, dalin detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Durrës, ku dy trajlera janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka persona të plagosur, por mund të shihet se si dy kamionët e tonazhit të rëndë janë shkatërruar.

Në pamjet filmike shihet që një nga karrexhatat e aksit rrugor është bllokuar qarkullimi i mjeteve.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton rreth zbardhjes së ngjarjes.

Policia ka njoftuar se qarkullimi i automjeteve do të bëhet nga rruga dytësore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook