Ballina Kronike VIDEO/ “Qeveri e krimit dhe e drogës. Ikni o hajdutë, o kriminela!”,...

VIDEO/ “Qeveri e krimit dhe e drogës. Ikni o hajdutë, o kriminela!”, Rama pritet me protesta në Shkodër. Forcat e policisë…

Kryeministri Edi Rama ndodhet në  Shkodër prej ditës së djeshme, ku inspektoi rrugën Shkodër-Velipojë së bashku me kryebashkiaken e qytetit, Voltana Ademi dhe disa deputetë socialistë.

Sot kreu i Qeverisë do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Por, qytetarë të shumtë të Shkodrës po zhvillojnë një protestë kundër kryeministrit Rama. Siç shihet dhe pamjet e mëposhtme filmike, qytetarët mbajnë nëpër duar pankarta me mbishkrimin “Qeveri e drogës”, “Qeveria e krimit”, si dhe dëgjohen thirrjet e tyre “Rama ik, o hajdutër, o kriminela”.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Edi Rama një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i çekuilibruar, deklarata e Bashës

Në video shihet gjithashtu dhe prezenca e madhe e forcave të policisë, të cilët janë duke monitoruar protestën e qytetarëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



[the_ad id=”63061