Ballina Kronike VIDEO/ Rindërtohet skema, si u largua Vis Martinaj nga vendngjarja drejt spitalit...

VIDEO/ Rindërtohet skema, si u largua Vis Martinaj nga vendngjarja drejt spitalit me taksi

Në emisionin “Open” u zbulua se si Ervis Martinaj, një nga dy të plagosurit e ngjarjes së rëndë në Bllok, ku mbeti i vrarë edhe një person, u largua nga vendi i ngjarjes drejt spitalit. Raportohet se ai ka përdorur një taksi për të shkuar në spital dhe për këtë ka pasur edhe një dëshmi nga taksisti.

Avokati i Ervis Martinajt ka treguar se para se të ndodhte sherri me armë në biznesin në zonën e ish-bllokut të enjten në Tiranë, klienti i tij dhe Ervin Mata kanë qenë në një tavolinë. Sipas avokatit, ata kanë marrëdhënie miqësie dhe të dy janë përpjekur ta shuajnë sherrin. Por, “gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha avokati në emisionin “Open” në Top Channel.

I pyetur në studio se çfarë diskutimesh ka pasur mes të dyve, avokati tha: “Nuk ka patur diskutime, janë takuar si dy miq dhe janë këmbime fjalësh të zakonshme mes dy miqsh. Atëherë, në momentin kur ka hyrë Martinaj duke njohur Ervin Matën, janë shkëput nga tavolina ku kanë qenë dhe janë ulur së bashku. Kanë qenë të dy bashkë, s’kanë qenë Elvisi me grupin e tij në tavolinë dhe as Ervini me dy personat e tjerë”, tha avokati.

Më pas, ka hyrë Gaxha i revoltuar, ka sharrë, është konfliktuar me Bilon dhe ka ndodhur ngjarja.

Avokati tha se ka qenë prezent kur klienti i tij dha dëshminë për grupin hetimor.