Ballina Aktualitet VIDEO/ Shfrytëzonte pikën e llotos për të shitur kokainë, arrestohet biznesmeni në...

VIDEO/ Shfrytëzonte pikën e llotos për të shitur kokainë, arrestohet biznesmeni në Kavajë (EMRI)

Pronari i një pike llotoje në Kavajë është arrestuar nga policia për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Erti Kadiu, 31-vjeç, banues në Kavajë, pronar i një pike lotoje.

Gjithashtu policia ka sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, kompjuterë lojërash fati, aparate celular, mjet, një sasi lekësh dhe dollar.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i Fundit”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– Erti Kadiu, 31 vjeç, banues në Kavajë (pronar i një pike lotoje).

Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 4 kompjuterë lojërash fati

– 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë

– 45 fishekë model 56

– 15 fishekë model “Parabelium”

– 9 fishekë model 54

– një sasi në lekë dhe dollarë

– peshore elektronike

– 6 aparate celularë

– mjeti tip “Ford”

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 197, 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook