Ballina Aktualitet VIDEO/ Shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Spanjë, 15 të arrestuar. Ja...

VIDEO/ Shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Spanjë, 15 të arrestuar. Ja metoda që përdornin

Policia e Spanjës ka arrestuar 15 shqiptarë në zonën e Katalonjës, të cilët dyshoheshin për vjedhje.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se grabitësit shqiptarë e kryenin aktivitetin ilegal në autostradën La Jonquera pranë Barcelonës.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa mediat vendase shkruajnë se 15 të arrestuarit janë me origjinë kosovare.

Fillimisht bënin sikur përplasnin automjetin e një qytetari, ndërsa teksa ai dilte nga makine dhe kontrollonte, njëri prej hajdutëve hynte nga dera tjetër.

Arrestimet u kryen më 6 qershor në qytetet: Barcelona, Badalona, Vilanova dhe Castelldefels, por lajmi u bë i ditur sot nga mediat vendase.

Të arrestuarit akuzohen për krim të organizuar, vjedhje, falsifikim dokumentesh dhe, në një rast, vjedhje me kërcënim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook