Ballina Aktualitet VIDEO/ “Shpejtësi deri në 195 km/orë”, policia i bën “gjëmën” dhjetëra shoferëve

VIDEO/ “Shpejtësi deri në 195 km/orë”, policia i bën “gjëmën” dhjetëra shoferëve

Policia e Shtetit ka pezulluar plot 92 leje drejtimi gjatë 48 orëve të fundit, si dhe kanë rënë në pranga edhe 8 drejtues mjetesh.

Në një deklaratë, thuhet se kontrollet me Radar janë zhvilluar thuajse gjatë gjithë orëve të natës nga e premtja deri të dielën për parandalimin e shpejtësisë sidomos në qendra të banuara por dhe në autostradë.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, bëhet me dije se janë evidentuar dhe ndëshkuar posaçërisht:

56 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura.

Shpejtësia në autostradë vijonte nga 130 km/orë deri në 195 km/orë.

Në qendrat e banuara shpejtësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar, nga 81 km/orë deri në 109 km/orë.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë :

7 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur.

Masa e alkoolit varionte nga 0.56 mg/l deri në 2.41 mg/l.

Kjo sasi e madhe alkooli deri ne 2.41 përbën një rrezik shumë të madh për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të rrugës.

Si dhe është arrestuar një drejtues mjeti që drejtonte automjetin i pa paisur me Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 26 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.

Masë alkooli e konsumuar varionte nga 0.29 mg/l deri në 0.47 mg/l.

Por nga kontrolli me Drager janë evidentuar një numër i madh drejtues mjetesh që nuk kishin konsumuar alkool ose kishin konsumuar shumë pak, 0.00 mg/-0.18 mg/.

LEXO EDHE:  I shkrumbuan "Benz-in" në mes të Vlorës, biznesmeni emër i njohur për policinë. Ja cilat janë dy pistat e forta të hetimit

Gjithashtu janë pezulluar dhe 10 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur :

• 95 masa për mos përdorim rripin e sigurimit.

• 120 masa për parakalim të gabuar

• 117 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit

• 11 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit

• 52 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.

• Si dhe 450 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 8 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm : Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë .

Policia Rrugore e Tiranës gjen rastin të falenderojë edhe njëherë të gjithë ata drejtues mjetesh që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook