Ballina Bota VIDEO/ Shpëton të moshuarin nga mbytja, shqiptari bëhet hero në Itali

VIDEO/ Shpëton të moshuarin nga mbytja, shqiptari bëhet hero në Itali

Një 86-vjeçar italian ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur në lumë nga ura “Ponte alle Grazie”, Firenze.

Në ato momente një shqiptar i cili po kalonte pranë urës ndaloi makinën duke arritur të kapë të moshuarin para se të hidhej në lumë.

Pasi e kapi, 42-vjeçari shqiptar ua dorëzoi forcave të shpëtimit.

Mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrin e heroit shqiptar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook