Ballina Kronike VIDEO/ The Sun publikon pamjet: Ja çfarë bëjnë gangsterët shqiptarë në qelitë...

VIDEO/ The Sun publikon pamjet: Ja çfarë bëjnë gangsterët shqiptarë në qelitë e burgjeve në Britani

Në Britaninë e Madha ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë.

I konsiderueshëm është gjithashtu dhe numri i shqiptarëve që vuajnë dënimet në qelitë e burgjeve britanike.

Prestigjozja britanike “The Sun” ka publikuar një video, në të cilën shihen disa të burgosur të bandës shqiptare “Hellbanianz” duke tymosur hashash brenda qelive të burgut.

Pamjet e janë postuar dhe nga vetë grupi në rrjetet sociale, ndërsa në sfond dëgjohet muzikë Hip Hop shqiptare.