Ballina Aktualitet VIDEO/ “Ta thyej telefonin pas kokës, të q* robt”, fatorinoja i autobusit...

VIDEO/ “Ta thyej telefonin pas kokës, të q* robt”, fatorinoja i autobusit nuk përmban nervat ndaj vajzës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në një autobus të linjës Tiranë-Elbasan.

Udhëtarët e autobusit janë përplasur me faturinon, pasi autobusi nuk ka ndaluar vendin e zakonshëm në fund të udhëtimit, por i ka çuar ata në një vend më të largët.

Qytetarët kanë reaguar menjëherë, ndërsa situata është tensionuar. Një pasagjere vajzë ka nxjerrë celularin dhe ka filluar të filmojë fatorinon e autobusit, ndërsa ky i fundit ka reaguar ashpër duke e kërcënuar vajzën, madje duke përdorur edhe fjalor banal ndaj saj.

“Ta thyej telefonin pas kokës unë, more vesh?! Të q** robt”, dëgjohet të thotë fatorinoja në një moment të videos të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Autobusi ka bërë linjën Tiranë-Elbasan dhe nuk ka faturuar asnjë. Mesa duket ata bëjnë linja në të zezë dhe lekët i ndan shoferi me fatorinon. Nuk na dhanë asnjërit faturë dhe për më tepër nuk ndaluan ne stacionin e linjës ku zbresin qytetaret, por diku tjetër që të mos t’i shihnin. Nuk na ndryshuan biletën vetëm se binte shumë në sy”, shkruan vajza që ka bërë denoncimin në rrjetet sociale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook