Ballina Aktualitet VIDEO/ Udhëtonte me 30 kg heroinë në makinë, policia italiane arreston 21-vjeçarin...

VIDEO/ Udhëtonte me 30 kg heroinë në makinë, policia italiane arreston 21-vjeçarin shqiptar dhe të dashurën greke (Emrat)

Policia italiane ka arrestuar në Bari një 21-vjeçar shqiptar dhe të dashurën e tij greke 19-vjeçe.

Ato përfunduan në pranga pasi në makinën e tyre u gjet dhe u sekuestrua 30 kg heroinë.

Skerdilajd Çobaj dhe Kolovou Chrysanthi ishin nisur nga Greqia me traget, drejt Italisë.

Lënda narkotike ishte fshehur në brendësi të një tavoline druri portative, si dhe në pjesën e poshtme të sediljeve makinës.

Droga 30 kg, e ndarë në 56 pako ishte fshehur brenda tavolinës portative prej druri në hapësirën e posaçme prej disa centimetrash të dërrasave në bagazhin e makinës tip ‘Renault Megane Coupe’.

Dy të rinjtë, u dërguan në qeli, nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge.

Guardia di Finanza në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë së Doganave po vijojnë hetimet, për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë të dy të rinjve, pasi çifti mendohet se ishin vetëm transportuesit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook