Ballina Kronike VIDEO/ Zjarr i madh në Himarë, rrezikohet kalaja. Ende nuk ka ndërhyrje...

VIDEO/ Zjarr i madh në Himarë, rrezikohet kalaja. Ende nuk ka ndërhyrje për shuarjen e flakëve

Situata e rënduar nga zjarret në vend duket se nuk po njeh përmirësim. Së fundmi një zjarr i madh ka rënë në hyrje të Himarës, në zbritje të “Qafë Vishës”.

 Një video e mbërritur në redaksinë e “DuaLajm.com” tregon flakët e zjarrit të cilat po përpijnë sipërfaqe të mëdha pyjore në gjithë malin.

“DuaLajm.com” raporton se nga flakët rrezikohet dhe kalaja e Himarës, e cila është një nga monumetet më të rëndësishme kulturore në vend.

Në vendngjarje, përgjatë aksit kombëtar ka vetëm një zjarrfikëse dhe një furgon policie, të cilët po vëzhgojnë, por ende nuk ka asnjë ndërhyrje për fikjen e zjarrit.