Ballina Aktualitet VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen...

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Dalin pamjet e rënda filmike të ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik, ku 23-vjeçari ka qëlluar për vdekje 21-vjeçaren e më pas veten, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Është fjala për dy qytetarë fare të rinj dhe për një veprim që kapërcen ekstremet e natyrës njerëzore. 23 vjeçari pasi ka qëlluar me armë të tipit pistoletë vajzën e re, në kushtet e goditjes psikologjike, ka qëlluar më pas edhe veten.

Ariela Murati humbi jetën në spital ndërsa i riu është ende gjallë, edhe pse në gjëndje kritike për jetën.

Më poshtë mund të shikoni videon e bërë pak momente pas të shtënave, ku Aldison Belulaj qëndron i shtrirë në tokë dhe i gjakosur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14.52, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative, se para portës se Fakultetit te Mjekësisë ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja. Po vijon puna për zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Rikthehet i nxehti saharian në Shqipëri, temperaturat do shënojnë rekord