Ballina Kronike Vijon lufta anti-kanabis/ Asgjësohen 1500 bimë narkotike në Gjirokastër, në pranga 3...

Vijon lufta anti-kanabis/ Asgjësohen 1500 bimë narkotike në Gjirokastër, në pranga 3 persona (FOTO)

Në kuadër të operacioneve anti-kanabis, policia e Gjirokastrës gjatë një kontrolli të ushtruar në Labovë ka asgjësuar 1500 bimë narkotike.

Sipas policisë kanë rënë në pranga tre shtetas lidhur me ngjarjen, Dhimitër Krisafi, 33-vjeç, dhe Erjon Krisafi, 29-vjeç, të dy banues në Karjan të Gjirokastrës, me akuzën e “kultivimit të bimëve narkotike”.

Ndërsa shtetasi i tretë i arrestuar është Andrea Xhavara, 58-vjeç, banues në Labovë e Vogël, i cili ishte pronari i tokës ku u gjetën bimët narkotike akuzohet për “moskallëzim krimi”.

Njofimi i Policisë

Vijon plani i veprimit për kontrollin e territorit, ambjenteve të ndryshme, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Asgjësohen 1500 bimë Cannabis Sattiva të kultivuara në kubik.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Në vijim të kontrolleve të territorit të ushtruar nga strukturat e Drejtorisë të Qarkut Gjirokastër, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën kultivimit të bimëve narkotike, më datë 24.07.2017, në vendin e quajtur “Mavrambël”, në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër, në një ambjent mes pemëve shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë konstatuar 1500 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në kubik.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend.

Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Dh. K, 33 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.(Për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”).

E.K, 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër. 
(Për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”).

A.Xh, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër.( pronari i tokës)
(Për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.)

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.”