Ballina Aktualitet Vijon lufta kundër kanabisit, asgjësohen 507 bimë kanabis në Krujë, arrestohen dy...

Vijon lufta kundër kanabisit, asgjësohen 507 bimë kanabis në Krujë, arrestohen dy persona, procedohet kryeplaku

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast të kultivimit të lëndëve narkotike.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatrat Brret dhe Shjezë, policia e Krujës ka asgjësuar 507 bimë kanabis në dy fshatra duke arrestuar dy persona dhe proceduar një kryeplak.

Operacioni u zhvillua në kuadër të parandalimit të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në prangat e uniformave blu kanë përfunduar shtetasit: Lulzim Kulla, 43-vjeç dhe Beram Kulla, 61-vjeç, të dy banues në fshatin Brret të Krujës, ndërkohë që policia ka nisur dhe një procedim penal për kryeplakun e këtij fshati, shtetasin F.K., 57-vjeç, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi”.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 26.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, në fshatin Brret, Bashkia Krujë, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 427 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Lulzim Kulla 43 vjeç, banues në Brret, Krujë;
• Beram Kulla 61 vjeç, banues në Brret, Krujë.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasit:
• F.K. 57 vjeç, banues në Brret, Krujë, Kryeplak i fshatit Brret.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• “Kultivimi i bimëve narkotike “në ngarkim të shtetasve Lulzim dhe Beram Kulla.
• “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit F.K.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shjezë, Njësia Administrative Cudhi, në një terren të pyllëzuar u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies:
• 80 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”