Ballina Ekonomi Vjen goditja përfundimtare nga shteti italian, këto janë Call Center-at që do...

Vjen goditja përfundimtare nga shteti italian, këto janë Call Center-at që do të mbyllen në Shqipëri

Nëse kishit dyshime mbi vështirësi që po përballen call cënterat në Shqipëri, na lejoni t’ju themi se ligjin e ri duket se qendrat telefonike kanë marrë goditjen finale nga shteti italian.

Kompanitë e vogla duket se po shkojnë drejt falimentimit, ndërsa ato që menduan se shpëtuan duke u kthyer në Forex duket se nuk do ta kenë të gjatë.

Këtë e vërteton edhe një çift, që kishte pasur në pronësi tri qendra telefonike dhe aktualisht operojnë me vetëm njërën prej tyre.

Xh. L. së bashku me të shoqen M.S., me shtetësi italiane, tregojnë së sot call center-i ka mbetur vetëm me 40 të punësuar.

Për dy administratorët, arsyeja ishte e qartë, ligji italian po i mposht. Për shkak të shtrëngimit me anë të legjislacionit, kompanitë shqiptare të qendrave telefonike nuk po munden më që të sigurojnë kontrata të vlefshme për të vazhduar aktivitetin e tyre.

Në përgjithësi call center e vegjël, janë të nënkontraktuara prej agjencive italiane të marketingut, të cilat nuk janë të rregullta me pagesat

Agjencitë serioze nuk iu sjellin më kontrata, ndërsa ato që operojnë nuk i paguajnë, duke i zhytur qendrat e vogla në krizë likuiditeti, shkruan “Monitor”.

Sipas Xh.L., për shkak të mungesës së përkohshme të likuiditeteve nuk po mundet dot që të shlyejë detyrimet tatimore, kredinë e marrë në një bankë të nivelit të dytë dhe më problematikja, pagat e operatorëve. Në biznese me qarkullim shumë të lartë të punonjësve, pamundësia për të paguar në kohë pagat është shkatërruese.

Ishte e dukshme, në më pak se tre muaj, më shumë se gjysma e stafit ishte larguar.

Ndryshe nga hera e kaluar ku shprehej disi me optimizëm dhe kishin shpresa se situata mund të përmirësohej me operimin në tregjet e reja, këtë herë situatën e shikonin më gri.

Po mbyllen shumë…
M.S., tregon se çdo ditë dëgjon për call center që po mbyllen në zonën ku ajo operon. Tani afër u mbyllën dy qendra telefonike në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në nëntor, “Monitor” kreu një sondazh me qendrat telefonike që kishin kaluar në listën e bizneseve. I

shin të paktën 30 subjekte call center, që operonin në sektorin e telemarketingut, që kanë mbyllur aktivitetin në vitin 2017. Kompanitë u identifikuan pasi

Vështirësitë në likuidim
Pa para, çifti rrëfen se nuk mund të shkojë shumë larg. Xh., tregon se së fundmi, Drejtoria e Mbledhjes me Forcë, e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, i ka nisur kërkesën për të paguar detyrimet e prapambetura.

Plot 501,843 lekë sigurime shoqërore dhe shëndetësore, që në rast se nuk paguheshin, Tatimet do të nisnin procedurën standarde të mbledhjes me forcë të detyrimit.

I gjendur në vështirësi, Xh., tha se edhe ato pagesa që i kryhen nga agjencitë italiane të marketingut, menjëherë që vijnë në emër të tyre në llogarinë bankare, bllokohen nga

Stafi i paqëndrueshëm
Sipas të dhënave të INSTAT, sektori punësonte rreth 25 mijë persona. Sipas të dhënave të fundit, edhe pse janë 800 kompani, të punësuarit janë të përqendruar vetëm në 7-8 kompani. Në përgjithësi ky sektor ka tërhequr të rinjtë.

Duke qenë se biznesi i call center u bë masiv, u vështirësua procesi i rekrutimit dhe i punësimit të operatorëve të kualifikuar.

Sipas aktorëve kryesorë të tregut, një nga vështirësitë kryesore të operimit në këtë sektor është pikërisht stafi. Megjithëse ofrojnë pagesa të larta (kosto kryesore e këtij aktiviteti është pikërisht krahu i punës), kompanitë e pranojnë që e kanë të vështirë ta menaxhojnë.

Ligji i ri, goditja finale
Në dhjetor 2017, një tjetër ligj i kaluar me buxhetin italian detyron që të bëhen të identifikueshme telefonatat që arrijnë nga call center.

Kjo është një masë kundër telemarketingut agresiv, e cila u bë ligj, shkruajnë mediat italiane. Ligji italian detyron brenda tre muajsh vendosjen e një prefiksi për telefonatat komerciale, duke i dhënë një goditje telemarketingut.

Ligji synon që të mbrojë miliona italianë nga bezdisja e call center, pasi ai është kundër telemarketingut agresiv: kush nuk do të marrë oferta të padëshiruara mjafton të regjistrohet që të mos i marrë më ato.

Kjo do të sjellë më pak klientë potencialë të arritshëm dhe më pak punë për kompanitë call center.

Kjo është goditja e radhës, pasi në prill të vitit të kaluar hyri në fuqi ligji i ri i delokalizimit në Itali, i miratuar nga qeveria italiane në dhjetor 2016, që forcoi masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshme të marzhit të fitimit në Itali, ku një pjesë e madhe e vendeve të punës është transferuar në Shqipëri për shkak të avantazhit të kostos së fuqisë punëtore dhe njohjes së gjuhës italiane.

Ligji vendosi sanksione deri në 150 mijë euro për shkelje si mosdeklarimi i origjinës nga bëhet telefonata, mosruajtja e të dhënave, mosnjoftimi i delokalizimit, mosdeklarimi i numrit të punonjësve, transferimi i punonjësve etj.

Kjo bëri që shumë kompani italiane të frenoheshin për të sjellë punë te partnerët shqiptarë, duke vijuar vetë me kontratat ekzistuese dhe duke mos lidhur të reja.

Të mëdhenjtë nuk kanë pasur probleme
Sipas administratorit Lorenc Goga ligji thjesht ka rregulluar një sektor që deri dje operonte në kaos total. Ishin kompanitë e vogla që sipas tij, vuajtën pasojat më të mëdha të ligjit.

Një call center quhet i vogël, bazuar mbi strukturën që ai ka, ofron shërbime inbound (thirrje hyrëse) apo outbound (thirrje dalëse), numrit të kontratave dhe bashkëpunimit me call center e tjerë në BE.

Megjithatë, aktorët e mëdhenj të tregut pranojnë se marzhet e fitimit të këtyre bizneseve janë ulur për shkak të konkurrencës së lartë, veçanërisht prej qendrave telefonike të vogla. Kontrollet prej shtetit italian, më së shumti janë fokusuar te kompanitë e mëdha.

Sipas Gogës, kontrollet po iu bëhen të mëdhenjve, veçanërisht shërbimeve inbound.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Gjykata e Apelit Durrës lë në fuqi vendimin e mëparshëm, Dashamir Xhika mbetet në burg

“Hapja e portave drejt ferrit”, artikulli i ‘The Economist’ për ndryshimin e kufijve në Ballkan

FOTO/ Fejohet këngëtari i njohur shqiptar, publikon pamjet e shkëmbimit të unazave

DOSSIER/ “Të lidhur me tela me gjemba”, si u pushkatuan barbarisht nga komunistët 22 intelektualët shqiptarë

VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër, 1 minutë heshtje në takimin Vllaznia-Teuta

Bulqizë/ Mbulohet nga dëbora, furgoni me 9 pasagjerë bllokohet 2 orë në rrugë

Vlorë/ Rikthehen atentatet me eksploziv, një tjetër shpërthim biznesi në mesnatë

Rrëfimi tronditës i 18-vjeçares shqiptare: Prindërit më mbajnë të burgosur në shtëpi, duan të më…

VIDEO/ Plagosja e dyfishtë në Tiranë, publikohen pamjet e sherrit mes dy grupeve

“Deklaratat për presidentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë”, reagon Vasili: Vendi digjet, Rama…

Artikulli paraprakIzrael/ Gjendet fosili 194.000 vjeçar i njeriut, nxjerr ‘jashtë loje’ shkencëtarët afrikanë
Artikulli tjetërFarat e mollës parandalojnë kancerin, ja si e luftojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse