Ballina Kronike Vlorë/ Sekuestrohet furgoni me 710 kg drogë, në pranga 71 vjeçari (FOTO)

Vlorë/ Sekuestrohet furgoni me 710 kg drogë, në pranga 71 vjeçari (FOTO)

SHPËRNDAJE

Goditet tjetër një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Dukat të Vlorës.

Operacioni antidrogë, i koduar “Weekends” u finalizua me sukses dhe ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e furgoni me 710 kg lëndë narkotike Canabis Sativa.

Burimet policore bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

 “Më datë 16.06.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë natës kanë sinjalizuar një automjet i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë, falë një pune hetimore të mirëorganizuar të këtyre forcave policore, filloi ndjekja dhe bllokimi i mjetit tip “Furgon” me targë EL 2494 C, në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e shtetasit Selman Hamitaj, në fshatin Dukat, Vlorë.

Nga kqyrja që i është ushtruar këtij mjeti, brenda në të është konstatuar një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit të përgjithshëm ka rezultuar në total: 710 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva” – njofton Policia.

Lënda narkotike ishte e ndarë dhe e vendosur në 27 pako të mbështjella me plastikë dhe natriban, si dhe në 8 çanta sportive, të cilat u bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Selman Hamitaj, 71 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, dhe ka shpallur në kërkim shtetasin B.T., 44 vjeç, banues në Durrës, si autorë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Comments

comments