Ballina Kronike Vrasjet me pagesë, Prokuroria: Burg përjetë për Admir Tafilajn

Vrasjet me pagesë, Prokuroria: Burg përjetë për Admir Tafilajn

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar burg përjetë për kreun e bandës, Admir Tafili i cili urdhëronte vrasje me pagesë nga burgu, të cilët akuzohen se kanë pasur role të ndryshme në grupin kriminal që kryente vrasje me pagesë.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar 131 vjet burgim të tjera për 10 të pandehur, ku 10 vite burg për Kristi Pinen, Drita Peksanin  25 vite burg, Alfred Qefalia 27 vite burg, Fatos Koka 3 vite burg. Klajdi Shermandhi 5 vite burg, Elson Merdani 25 vite, të cviltë janë pjesë grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Tafili.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin ndaj të pandehurve në Shkurt 2015.
 
Admir Tafili, Alfred Qefaliaj dhe Elson Merdari akuzohen se janë pjestërë të një bande kriminale që porosiste dhe organizonte vrasje kundrejt pagesave.

Tafili, i cili u arratis nga burgu i Drenovës një vit më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit në Shkodër, gjatë një operacioni policor në vitin 2000.