Ballina Aktualitet Vranë e më pas groposën 34-vjeçarin në Fushë-Krujë, policia identifikon autorët

Vranë e më pas groposën 34-vjeçarin në Fushë-Krujë, policia identifikon autorët

Policia e Krujës ka dhënë detaje rreth gjetjes së trupit të pajetë të Elion Hysës, i cili ishte groposur në Nikël.

Hysa prej vitit 2015 ishte në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për ‘vrasje me paramendim’ të kryer në 2015 në Sarandë. 

Mësohet se policia ka identifikuar autorët e ngjarjes, ku njërin prej tyre e ka shoqëruar në komisariat.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H.R. ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A.T.

Informacion paraprak
Më datë 14.07.2018, Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim ( i humbur). Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.
Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes.
Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook