Ballina Kronike Vrasësi në Bllok pjesë e ‘Beretave të Kuqe’, Artan Hoxha plas “bombën”:...

Vrasësi në Bllok pjesë e ‘Beretave të Kuqe’, Artan Hoxha plas “bombën”: Seriali i ekzekutimeve do vijojë me…


Efektivi komando Merviol Bilo, që vrau mbrëmë truprojën e Ervis Martinajt sipas gazetarit të Report Tv Artan Hoxha është pjesë e ‘Beretave të kuqe’, njësisë elitë.

Bilo, sapo ka konstatuar se Gaxha ka armë, ka hapur zjarr ndaj tij. Por, një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e tij të shërbimit për të kryer vrasjen.

Gjithashtu Hoxha theksoi se këta lloj njerëzish ‘beretat e kuqe’ nuk duhet të lihen rrugëve. ‘Ne e dimë se çfarë i bënë kryeministrit serb, e vranë ‘Beretat e Kuqe’, njësia elitë e forcave serbe’ tha ai. Vrasja e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç në vitin 2003 nga ‘Beretat e kuqe’ tronditi botën.

Hoxha parashikon se ngjarja mbreme në Bllok është premisa e një seriali që mund të ndodhë më pas. ‘Do të kemi një serial tjetër. Oazi i qetësisë në Tiranë është prishur’ tha ai.