Ballina Kronike Vrasja e 8-fishtë në Vlorë/ Nga akuzat se kishte vjedhur 4 pula...

Vrasja e 8-fishtë në Vlorë/ Nga akuzat se kishte vjedhur 4 pula deti deri te sherri në gjendje të dehur, ndërtohet skema e krimit në Selenicë

Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i 8-fishtë në Resulaj të Vlorës, ku një i ri ekzekutoi me breshëri automatiku kushërinjtë e tij.

Ngjarja makabre ndodhi pasditen e sotme.

Gjithçka kishte nisur disa vite më parë kur familja Zykaj kishte akuzuar autorin e krimit, se i kishte vjedhur 4 pula deti.

Pas shumë debateve përgjatë kësaj kohe, siç duket 24-vjeçari nuk e ka përtypur dot këtë akuzë, ndërsa vendosi që të hakmerrej në mënyrën më monstruoze, duke shuar dy familje.

Debati më i fundit mes autorit dhe familjes Zyka kishte ndodhur vetëm para pak ditësh për bagëtitë.

Ndërkohë, ditën e sotme i riu bashkë me familjen e tij, (jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain) kishin qenë në një drekë familjare tek një kushëriri i tij, pasi ky i fundit ishte kthyer nga emigrimit.

Teksa dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit, i riu është ngritur më herët se familja e tij nga dreka, ndërsa është drejtuar për në shtëpi. 

I riu pasi ka rrëmbyer kallashnikovin, ka hyrë në banesën e Demir Zykajt, vëllait të gjyshit të tij (familja me të cilën kishte konflikte) dhe ka hapur zjarr, duke e lënë të vdekur.

Fill pas tij ka vrarë edhe gruan e Demirit, bashkë me djalin dhe nusen e tij. Por Ridvani nuk është ndalur me kaq. Pasi ka dalë nga banesa e parë, i është drejtuar tjetrës ngjitur, ndërsa ka qëlluar ndaj djalit të Demirit, gruas së tij dhe dy fëmijëve të mitur, 17 dhe 9 vjeç.

Fill pas krimit të rëndë, që la pas 8 të vdekur, autori është larguar bashkë me armën.

Sapo u sinjalizua për ngjarjen, forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij.

LEXO EDHE:  Vajza e gjyqtares së vrarë jep mesazhin prekës për nënën dhe atë me mllef për babain: “Babi” një monstër që s’meriton të marrë frymë

Ndërkohë ai nuk dihet se ku është fshehur, ndërsa nuk përjashtohet fakti se mund edhe të dalë drejt autostradës Levan-Tepelene.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook