Ballina Kronike Vrasja në Bllok/ Kush është i fejuari i Elvana Gjatës, nga biznesi...

Vrasja në Bllok/ Kush është i fejuari i Elvana Gjatës, nga biznesi i hotelerisë te shpenzimet e luksit (FOTOT)


Elvana Gjata është fejuar para dy viteve me biznesmenin nga Tirana, Ervin Mata, i shpallur në kërkim tashmë për vrasjen e ndodhur mbrëmë në Bllok të Fabiol Gaxhaj, ngjarje ku mbetën të plagosur Ervin Martinaj dhe Leart Hasa.

Këngëtarja e njohur ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me Ervin Matën, i cili nuk është shfaqur asnjëherë me të në media, por është i njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë dhe për biznesin e tij, pasi ka në pronësi një hotel të njohur.

Lidhja e tyre është bërë dhe familjare tashmë, edhe pse pa ndonjë ceremoni Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij.

Elvana shijon lidhjen e saj me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj siç raporton “DuaLajm.com” nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.

Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai, që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Elvana festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që sipas të dhënave që disponon “DuaLajm.com” kapën vlerën 20 mijë Euro vetëm për udhëtimet e fundjavave. Pas klipit “Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla.

(FOTOT – Të ftuarit VIP të Elvana Gjatës në festën e 30 vjetorit të saj të lindjes)

Elvana-1Elvana4Elvana1Elvana9Elvana8Elvana7Elvana5Elvana3Elvana2