Ballina Kronike Masakra në Bllok/ Ky është Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës...

Masakra në Bllok/ Ky është Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës (VIDEO)


Prej disa vitesh, Elvana Gjata përflitej se ishte në një lidhje me një biznesmen, identitetin e të cilit këngëtarja ka preferuar ta mbajë të fshehtë. Por natën e kaluar i fejuari i saj u përfshiri në një sherr që përfundoi me një të vrarë dhe disa të plagosur.

Bashkë me shokët e tij, ai është shpallur në kërkim nga policia që dha vetëm inicialet e tyre.

  • E.M., 31 vjeç, banues në Tiranë
    – F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
    – M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë

Mësohet se emri i 31 vjeçarit është Ervin Mata.

Por, pak kohë më parë, nëpërmjet një videoje në Instagram, Elvana zbuloi padashur fytyrën e partnerit të saj, i cili shfaqej i ulur në sediljen e pasme të një makine. Video është e shkurtër, vetëm 1 sekondë, por ka mjaftuar që në media të publikohet një foto në profil e të dashurit të Elvanës që është bërë personazh i një ngjarje të rëndë, siç ishte përplasja me armë që përfundoi me një të vrarë në Bllok.

Ata kishin bërë një udhëtim me helikopter së bashku dhe më pas Elvana hodhi një video teksa bënte xhiro me makinë nëpër rivierën franceze.

Mediat rozë shkruajnë se i dashuri i Elvana Gjatës është djali i një biznesmeni të njohur shqiptar, i cili ka edhe një hotel luksoz në Tiranë. Madje Elvana dhe i dashuri i saj janë parë së bashku duke drekuar me familjarët e tyre disa herë.