Ballina Kronike Vrasja në ish-Bllok, ky është vendimi që mori sot gjykata për Ervis...

Vrasja në ish-Bllok, ky është vendimi që mori sot gjykata për Ervis Martinaj


Sot pritej që Gjykata e Tiranës të jepte masën e sigurisë për Ervis Martinajn, një nga protagonistët e përfshirë në masakrën e 4 tetorit në ish-bllok, ku një person mbeti i vrarë, dhe dy të tjerë u plagosën.

Por ky vendim është shtyrë për nesër.

“DuaLajm.com” ka mësohet se vendimi për Martinajn, i cili po ashtu mbeti i plagosur në ngjarjen në fjalë, do të jepet pas 24 orësh. Kujtojmë se nesër Martinajt i mbaron afati për masën e sigurisë prej 30 ditësh qëndrimi në burg.

Pas provave të reja të paraqitura sot nga prokuroria gjykata vendosi që vendimi të shtyhej për nesër.