Ballina Aktualitet Vrasja në ish-Bllok, policia zbulon sëmundjen e rëndë nga e cila vuante...

Vrasja në ish-Bllok, policia zbulon sëmundjen e rëndë nga e cila vuante viktima

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Fabjol Gaxha ishte i riu mbeti i vrarë në sherrin e ndodhur pak ditë më parë gjatë në një përplasje me armë mes dy grupeve.

Versionet se përse nisi përplasja janë disa, por së fundmi burime zyrtare kanë bërë me dije se Gaxha ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe i kishin mbetur ende pak muaj jetë.

Burime nga policia thanë se kishin mësuar se Gaxha vuante nga një tumor në kokë.

Në sherrin në zonën e ish bllokut mbetën të plagosur shokët e Fabian Gaxhës, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të dy të arrestuar.

Policia ka shpallur në kërkim Ervin Matajn, komandon Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushin