Ballina Aktualitet Vrau nënën dhe babain, zbardhet dëshmia e tronditëse e 26-vjeçarit: Nuk janë...

Vrau nënën dhe babain, zbardhet dëshmia e tronditëse e 26-vjeçarit: Nuk janë prindërit e mi!

Vrasja e dyfishtë e ndodhur në Dibër, ku një 26-vjeçar i sapo kthyer nga Anglia ekzekutoi me armë zjarri babain dhe nënën e tij ka tronditur mbarë opinionin publik.

Në dëshminë e tij për policinë, në kushte të rënduara psikologjike, i riu Qemal Sela ka qenë i bindur se nuk ka vrarë dy prindërit e tij.

Mësohet se i riu vuante prej kohësh nga depresioni, ndërsa para se të deportohej nga Anglia kishte qenë i shtruar për 3 muaj në një spital të shëndetit mendor.

26-vjeçari kishte 5-vite si emigrant ilegal në Angli, ndërsa mbrëmjen e djeshme ishte kthyer në banesën e tij.

Ai ekzekutoi me armë zjarri prindërit e tij, Flamur e Zeqimete Sela.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook