Ballina Aktualitet Vrau me sëpatë bashkëshorten, arrestohet pas 22 ditësh i moshuari nga Kukësi...

Vrau me sëpatë bashkëshorten, arrestohet pas 22 ditësh i moshuari nga Kukësi (Emri)

Policia e Kukësit ka arrestuar pas 22 ditësh arrati një 75-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Krimi i rëndë ka ndodhur më 4 prill në fshatin Borje, në banesën e çiftit.

Burime zyrtare nga policia thanë se Adem Tale dyshohet se për motive të dobëta ka vrarë me mjete të forta shtetasen me inicialet Z.T., 68 vjeçe.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe motivet që çuan të moshuarin të vrasë gruan, ndërkohë policia po heton.

Njoftimi i Policisë
Policia e Kukësit ndalon 75 vjeçarin, i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur më datën 04.04.2018 në fshatin Borje.

LEXO EDHE:  Humb jetën tragjikisht punëtori i gurores në Kukës, në pranga administratori i firmës së ndërtimit

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit;

-Adem Tale, 75 vjeç, banues në fshatin Borje.
Më datën 04.04.2018, në orën 23:16, në fshatin Borje, shtetasi Adem Tale, dyshohet se për motive të dobëta, në banesë vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook