Ballina Aktualitet Vrau të dashurën e më pas qëlloi veten me plumb në kokë,...

Vrau të dashurën e më pas qëlloi veten me plumb në kokë, ndërron jetë në spital 31-vjeçari

31-vjeçari, Xhafer Mata, i cili rreth 2 orë më parë ekzekutoi të dashurën e tij, 19-vjeçaren, Xhuljana Mata, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Mësohet se i riu nuk mundi t’i mbijetojë dot plagës së rëndë të shkaktuar nga plumbi në kokë, me të cilin qëlloi veten, edhe pse ishte intubuar pak minuta pas ngjarjes dhe ishte reanimuar nga mjekët e Qendrës Spitalore të Traumës.

Autori i vrasjes së 19-vjeçares nga Mati kishte pësuar një dëmtim të madh të pjesës së parikuperueshme të trurit.

Ka qenë e pamundur madje të ndërhyhej nga mjekët për të hequr plumbin për shkak të dëmtimit shumë të madh. Mjekët e kanë klasifikuar si një rast terminal që në mbërritjen e tij në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e “Don Boskos” ku i riu Xhafer Mata pas një debati të shkurtër qëlloi me pistoletë ish-të dashurën e tij Xhuljeta Çuni dhe më pas veten me një plumb në kokë. Ai shkoi në gjendje të rëndë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook