Ballina Kronike Vrau vajzën që donte, kjo është gjendja e Aldisonit sot në spital

Vrau vajzën që donte, kjo është gjendja e Aldisonit sot në spital


Ngjarja e djeshme në mes të Tiranës, afër qendrës spitalore “Nënë Tereza” ka qenë në krye të lajmeve të hidhura që tronditi kryeqytetin.

Studentja nga Berati që studionte juridik u vra nga personi që thoshte se e donte më shumë. 23-vjeçari Aldison Belulaj vrau 21-vjeçaren Ariela Murati duke e qëlluar me armë zjarri më pas armën e drejtoi edhe ndaj vetes.

Aldisoni qëlloi me plumb veten në gojë. Ai u transportua menjëherë në spital ku mjekët që prej ditës së djeshme vazhdojnë ta mbajnë gjallë edhe pse gjendja e tij u raportua që në fillim që ishte kritike.

Ditën e sotme, mjekët e Spitalit të Traumës thanë se 23- vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë dhe po mbahet në jetë nga aparaturat.

Sipas “News 24”, që citojnë mjekët e reanimacionit, mësohet se Belulaj është i pavetëdijshëm. Mjekët janë shprehur se ai ka marrë dëmtime të rëndë në tru.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook