Ballina Aktualitet “Vrava gruan, të vras dhe ty”, shoferi tregon tmerrin: Kasemi më kërcënoi...

“Vrava gruan, të vras dhe ty”, shoferi tregon tmerrin: Kasemi më kërcënoi me jetë nëse nuk e merrja në furgon

Teksa ka kaluar një vit nga krimi i rëndë ku në mes të Tiranqs u ekzekutua me armë zjarri gjyqtarja e Shkodrës, Fildez Hafizi, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-bashkëshortit të saj Fadil Kasemi.

Pak pas krimit Kasemi, i doli përpara një furgoni, duke i kërkuar që ta merrte me vete, ose në të kundërt do e vriste.

Në seancën e sotme ka dëshmuar shoferi Klodian Tafa, i cili ka treguar si ndodhi ngjarja.

Ai ka thënë se Kasemi i ka dalë përpara me pistoletë në dorë dhe i tha që do hipte.

Por në momentin kur Tafa iu kthye duke i thënë se kompania nuk e lejonte që të merrnin persona të tjerë, ai e ka kërcënuar.

“Më tha kam vrarë gruan dhe të vras edhe ty nëse nuk më merr. Hipi në makine dhe më kërkoi që të ecja, pasi na u vu pas një motor policie. Kalova kryqëzimin poshtë “Xhamllikut” me semafor te kuq. Pas kryqëzimit ai hoqi karikatorin nga pistoleta”, ka treguar shoferi.

Ai shtoi më tej se më pas u fut kundravajtje për nga komisariati nr.1 dhe futi makinën në oborr, dhe aty u dyshuari zbriti me armën në dorë, për tu ndaluar nga policia.

Nga ana e tij avokati i Kasemit, deklaroi se Tafa gënjen dhe se askush nuk e ka marrë peng, duke kërkuar ballafaqim me tre policët e komisariatit.

Kasemi ekzekutoi ish-gruan në 31 gushtit të vitit që lamë pas, pranë shtëpisë ku ajo banonte në Tiranë.

Ajo po kthehej në shtëpi, kur ish-i shoqi iu shfaq befas dhe e qëlloi me armë zjarri. Më pas, ai tentoi të largohej nga vendngjarja duke ndalur një drejtues fugoni, por u prangos nga policia.

LEXO EDHE:  Përfundon në pranga 40 vjeçari, transportonte mallra kontrabandë nëpër qytete

Ngjarja është cilësuar si e paralajmëruar, pasi rreth një vit para saj, Fadil Kasemi kishte kërcënuar me armë ish-bashkëshorten te “Shkëmbi i Kavajës”. Në atë kohë, gjyqtarja arriti ta bindte Kasemin që të mos e qëllonte.