Ballina Aktualitet Vritet bariu tropojan, policia në kërkim të autorit

Vritet bariu tropojan, policia në kërkim të autorit

Një person është ekzekutuar me armë zjarri, në orët e vona të pasdites së djeshme në Tropojë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë, ku u gjet i vrarë me armë zjarri bariu Tahir Bajraktari, 69 vjeç.

Nga hetimet e kryera u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar N.L., 54 vjeç banues në Tiranë.

N.L., dyshohet se pasditen e djeshme për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, Bajraktarin, banues në Tiranë.

Aktualisht vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Tropojës.