Ballina Kronike Xhelal Mziu “fiton” një tjetër kundërshtar, dhëndri i Berishës kërkon ndjekje penale...

Xhelal Mziu “fiton” një tjetër kundërshtar, dhëndri i Berishës kërkon ndjekje penale ndaj….

Xhelal Mziu duket se gjatë drejtimit shumëvjeçar në Bashkinë e Kamzës ka fituar shumë kundërshtar dhe tani në fund i është shtuar një i ri.

Ky është as më pak e as me shumë Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratike ka reaguar shumë ashpër ndaj tij duke publikuar disa foto nga Bashkia Kamës ku duken mbeturina të hedhura gjithandej dhe jo pak por një pirg i madh prej tyre. Nga një postim tek rrjeti i tij social “Facebook”, Malltezi ka sulmuar bashkinë që drejtohet nga Mziu duke kërkuar edhe ndërhyrjen e menjëhershme për ta sjellë në normalitet këtë situatë. Ai e quan turp këtë gjë dhe trishtim për situatën e mbetjeve.

LEXO EDHE:  "Të pastrojmë Shqipërinë që duam", Rama paralajmëron masa drastike për ata që...

STATUSI I PLOTË I JAMARBËR MALLTEZIT
Turp dhe trishtim me situaten e mbetjeve urbane ne Kamez. Imazhet jane te renda dhe te papranueshme per banoret dhe me rrezik per shendetin e njerezve. Bashkia duhet te reagoje shpejt. Eshte e vonuar. Edhe nese kjo vjen si pasoje e papergjegjshnerise apo keqdashjes se firmes se kontraktuar, kjo nuk e lehteson nga pergjegjesia Bashkine Kamez. Ta coje per ndjekje penale dhe per rrezikim shendetit te qytetareve. Por edhe duhet te kete plan menaxhimi mbetjesh si edhe plane per situata emergjencash qe duhet te fuse ne perdorim. Per me teper landfilli i Sharres eshte vec 8 km larg. Kjo eshte situate e papranueshme.