Ballina Kronike Xhisiela Maloka flet pas shpërthimit në banesë: Tritolin e vuri Partia Demokratike

Xhisiela Maloka flet pas shpërthimit në banesë: Tritolin e vuri Partia Demokratike

Xhisiela Maloku ka dyshimet e saj lidhur me tritolin që i vunë në banesën e gjyshit, shtëpi në të cilën banon ndërkohë.

Xhisiela Maloku
Xhisiela Maloku

Në një prononcim për“Panorama” tha se tritolin ia ka vendosur opozita, por pa dhënë detaje apo ngritur gishtin e akuzës në persona konkretë.

“Nuk ndihem e kërcënuar nga ish i dashuri, apo njerezit e tij, por nga opozita qe kerkon te perfitojë politikisht nga kjo ngjarje. Unë ndodhesha në banesë në momentin e shpërthimit, dhe ta pranoj që u trembëm shumë, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm”- thotë ajo.

Xhisiela, tregon më tej, se nuk ka nevojë dhe as kërkon azil. “Unë dua mbështetjen e opozitës për të më mbrojtur nga opozita”- thotë ajo.

Ajo pranon se edhe pse kallëzimi i saj coi në burg Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, nuk ka asnjë problem me atë familje, përkundrazi.

“Unë kam komunikim te mire me familjaret e Rexhepit, ata po më qëndrojne pranë në këto ditë të vështira”- ka thënë ajo, duke shtuar madje, se “Edhe telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë i një kushëriri të Rexhepit, Ramazan Rraja, ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar policinë”.

Pyetur pse akuzon opoziten, Xhisiela thote se opozita luajti lojen qe i doli blof. “Unë jam Xhisiela dhe të vëretën e di vetëm unë, nuk mundet dikush të hedhë hipoteza”- tha ajo.