Ballina Kronike Zbardhet e kaluara e biznesmenit që i shpëtoi sot atentatit në Tiranë

Zbardhet e kaluara e biznesmenit që i shpëtoi sot atentatit në Tiranë

SHPËRNDAJE

Sot ndodhi një ngjarje e rëndë në kryeqytet ku mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri, biznesmeni Pëllumb Gjoka. Burime nga policia shprehen se ngjarja ka ndodhur tek “Pazari i ri”.

Sipas informacioneve të para që “DuaLajm.com” disponon biznesmeni në fjalë ka pak kohë që ka dal nga burgu pasi ai është arrestuar në gusht të vitit 2012 ku mësohet se biznesmeni i plagosur ka marrë një person peng.

Personi që biznesmeni Gjoka ka marr peng i kishte disa lekë borxh dhe nuk i’a kishte kthyer në kohë duke e detyruar biznesmenin që të bënte vetëgjyqësi, e cila nuk do të zgjaste për shumë kohë pasi shërbimet e policisë arritën ta arrestonin ndërsa Gjykata e Tiranës e dënoi me 4 vite burg. 

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 11.09.2017, rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se:

Shtetasi P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Përçahet PD-ja”, kritiku i Bashës sulmon Jemin Gjanën: Ki respekt të paktën për veten, mos e poshtëroni më shumë…

Degjeneron mbledhja e Kryesisë së PD, Jemin Gjana tenton të rrahë kritiken e Bashës

Çmendet moti/ Fillojnë reshjet e para të dëborës, ja qyteti ku janë zbardhur malet

Operacioni i Policisë në Elbasan, reagon Berisha: Çako i drogës arrestoi 27 endacakë, por me Bandën e Ramës…

Albi Nako qan live në studio për Klaudia Pepën, ajo i dërgoi një videomesazh

Sekuestrohen prona dhe llogari bankare në Tiranë, policia jep detajet: Ja kujt i përkasin

Fotoja e Ramës me Trump, shpërthen Spartak Ngjela: O pafille, shqiptarët s’janë indianë

MAKABRE/ Si u gjetën me këmbë dhe duar jashtë varrit dy vëllezërit nga Devolli?

Sulmi me blind ndaj Policisë, Haki Çako flet për “barrikadën e krimit”: Autori është identifikuar

DETAJET/ Superaksioni i Policisë në Elbasan, arrestohen 27 “të fortë”. Bllokohen prona e mjete superluksoze

Artikulli paraprakEMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, atentat biznesmenit të njohur
Artikulli tjetërDENONCIMI/ “Bandat po bëjnë namin në Elbasan, lëvizin me armë në brez e me makina të blinduara…”