Ballina Aktualitet Zbardhet grabitja në Vlorë, çfarë i ndodhi beratasit teksa po udhëtonte me...

Zbardhet grabitja në Vlorë, çfarë i ndodhi beratasit teksa po udhëtonte me “Benz”

Policia e Vlorës ka dokumentuar me prova ligjore një vjedhje me armë zjarri, ndodhur në shtator 2017.

Kanë qenë strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj personit dhe pronës, që në vijim të hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme kanë bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të kësaj vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15.09.2017, në afërsi të fshatit Mazhar, ku dy persona i kanë dalë në rrugë me armë zjarri shtetasit D.H., banues në Samaticë, Berat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin “Benz”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale janë siguruar prova ligjore të cilat kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasit:

L.D., 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë.
Z.F., 36 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Aktualisht dy shtetasit e mësipërm ndodhen duke vuajtur dënimin “Arrest me burg”, në IEVP Fier, për veprën penale “Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 140 e 25 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook