Ballina Kronike Zbërthehet “Ballkani”! Bosët shqiptarë dhe ndërmjetësuesit kosovarë e turq në trafikun e...

Zbërthehet “Ballkani”! Bosët shqiptarë dhe ndërmjetësuesit kosovarë e turq në trafikun e heroinës


Prokurori Eugen Beci, që ndoqi dosjen “Ballkani”, ndërkohë që së bashku me DEA-n u hetua edhe në Greqi, Kosovë, Bullgari dhe Maqedoni, i thotë gjykatës se 10 të akuzuarit në Shqipëri, të drejtuar nga tre biznesmenë, financuan për një kohë të gjatë trafikun e heroinës nga Turqia drejt grupeve kriminale në Evropë.

Si drejtues të grupit shikohen biznesmenët Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri dhe Anesti Koromani, ndërkohë që shtetasit Orges Myftaraj dhe Klaudio Veizaj janë njerëzit e besuar që kryenin pagesa të konsiderueshme për ngarkesat e drogës.

Më tej është provuar, thotë prokurori në përfundim të hetimeve, se ndërmjetësit në rrjet ishin kosovari Arif Çiço dhe shtetasit turq Enver Kurtulus, Abubekir Tuncedemir dhe Mehmet Kulug.

Një ndër transpoprtuesit në Shqipëri ishte Arben Prendi, i dënuar më herët, ndërkohë që jashtë Shqipërisë janë shtetasit Mirislav Peroviç, Erol Beril dhe Songul Erek, edhe këta të arrestuar gjatë operacionit në shkallë ndërkombëtare.

Prokuroria radhit tre episode të takimeve mes trafikantëve në Kosovë, ndërsa njeriu që do të gjente drogën është një trafikant në Turqi./tch