Ballina Aktualitet Zbrazi automatikun ndaj anëtarëve të fisit, kush është 24-vjeçari që shkaktoi masakrën...

Zbrazi automatikun ndaj anëtarëve të fisit, kush është 24-vjeçari që shkaktoi masakrën në Vlorë (Emri)

Ridvan Zykaj është autori i masakrës së shkaktuar sot në Vlorë me 8 të vdekur.

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj, njofton policia.

Mendohet se Zykaj është shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës pak kohë më parë.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook