Ballina Kronike Zbulohen detaje të reja, ja për çfarë akuzohej dy vjet më parë...

Zbulohen detaje të reja, ja për çfarë akuzohej dy vjet më parë i dyshuari për masakrën e Lushnjës

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me të shkuarën e të dyshuarit kryesor për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve dje në mbrëmje në Lushnjë.

Mësohet se shtetasi Laert Haxhiu, i cili është shpallur në kërkim për masakrën e mbrëmshme, rezulton të ketë qenë dhe më parë i dënuar.

Në qershor të 2015-s ai doli përballë Gjykatës së Durrësit, pasi akuzohej për veprën penale  “prodhim dhe shitje e narkotikëve, në bashkëpunim”.

Për të ishte kërkuar dënim me 8 vite burg nga Prokuroria, por gjykata ka vlerësuar se ai duhet të fajësohej vetëm për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Në materialin më poshtë është dhe kopja e vendimit të dhënë nga Gjykata e Durrësit të datës 19 maj 2016, ku shkruhet se, Haxhiu është dënuar me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg.

Policia e arrestoi Haxhiun në vitin 2015 në mjediset e një lokali pranë një karburanti në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Në atë kohë ai merrej me shitje heroine dhe gjatë kohës që u vu në ndjekje nga policia u hodh nga lartësia duke lënduar njërën këmbë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook