Ballina Aktualitet Zbulohet skema, ja si shfrytëzoheshin shqiptarët dhe rumunët në Itali

Zbulohet skema, ja si shfrytëzoheshin shqiptarët dhe rumunët në Itali

Policia italiane ka ekzektuar gjatë ditës së sotme operacionin e koduar “Agr Jobs” i cili ka zbuluar një skemë kriminale të shfrytëzimit të punës në fermë bujqësore të punëtorëve emigrantë të ardhur nga Shqipëria e Rumania.

Emigrantët mbërrinin në Itali për punësim sezonal në ferma dhe shfrytëzoheshin duke u paguar 4-5 euro ora për mbi 11 orë rresht punë.

Ndaj tyre ushtrohej dhunë fizike, kërcënim me jetën në rast denoncimi apo largimi nga vendi i punës si dhe ishin të detyruar të banonin në kapanone me kushte higjenike e sigurie jetese mjaft të rënda.

Operacioni Agri Jobs është ekzekutuar në provincat e Padovës, Veronas e Peruxhias duke vënë në pranga 3 persona , pronarë të 2 shoqërive bujqësore e përgjegjës të kësaj skeme kriminale.

Njëri prej të arrestuarve organizonte dhe procesin e rekrutimit të punëstorëve sezonal nga Shqipëria e Rumani drejt Italisë, falsifikonte dokumentacionet e tyre të punës duke deklaruar më pak orë pune se sa ata kryenin realisht emigrantët shqiptarë e rumunë.

Shqiptarët dhe rumunët punësoheshin kryesisht në ferma në territorin e rajoneve të Toskanës dhe Venetos por dhe në Zvicër, madje investiguesit italianë kanë dokumentuar dhe raste të puënsimit të tyre në firma ndërtimi.

Pronarët e tyre nuk i paguanin sigurimet shoqërore që dokumentohen të ketë arritur në një detyrim prej mbi 500 mijë euro.

Punonjësit shqiptarë e rumunë ishin të detyruar të banonin në kapanone e magazina të vënë në dispozicion nga pronarët, në kushte higjenike e sigurie për jetën mjaft të këqija e madje paguanin dhe qera për cdo vend fjetje.

Ky operacion ka nisur hetimet më nëntor të 2017 pas vdekjes së një punëtori rumun

Operacioni i sotëm çoi dhe në sekuestrimin e dy shoqërive bujqësore, llogarive të tyre banakare si dhe mjeteve dhe automjeteve të punës.

LEXO EDHE:  Nëna i postonte fotot e tij në Facebook, fëmija e hedh në gjyq dhe fiton...