Ballina Aktualitet Zetori del nga rruga në Fier, humb jetën 31-vjeçari (Emri)

Zetori del nga rruga në Fier, humb jetën 31-vjeçari (Emri)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 31 vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, ku shtetasi Emal Kumanaku, 31 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar mjetin bujqësor tip “Zetor” ka dalë nga rruga.

Si pasojë,31 vjeçari ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.