Ballina Kronike Zhduken në mënyrë të mistershme , dy fëmijë Amerikanë në Tiranë

Zhduken në mënyrë të mistershme , dy fëmijë Amerikanë në Tiranë

Dy fëmijë amerikanë rezultojnë të humbur në Tiranë prej dy ditësh. Denoncimi është bërë nga nëna e fëmijëve.

Sipas policisë shtetësja amerikane Andre Grace B., ka denoncuar se 2 ditë më parë në datën 30 maj, dy fëmijët me inicialet T. B., 17 vjeç dhe T. B., 14 vjeç janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më. Nga të dhënat e para thuhet se dy adoleshentët janë me probleme mendore. Për të ndihmuar në identifikimin e tyre, familja jep këto detaje:

-Tavish Taog Bailey-Kay- është 14 vjeç, rreth 1.50 i gjate, me floke te zeza të shkurtra, vetulla kafe i veshur me xhinse, bluze ngjyre gri dhe atlete.

-Tadgh Magnus Bailey-Kay, 17 vjeç është rreth 1.80 i gjatë, pa flokë, sy kafe, i veshur me xhinse dhe bluze me jake V ngjyre blu.

Familja bën me dije se dy vellezërit janë larguar nga shtëpia e tyre qe ndodhet prane vilave amerikane dhe një nga ky moment nuk kanë patur asnjë informacion për ta. Sipas raportimeve të para të qytetarëve dy vëllezerit  janë pare duke lypur në zonën e Laprakës dhe dyshohet se mund të jenë duke ikur në Durrës.

Lutemi nëse keni ndonjë informacion telefononi ne numrin e telefonit 0699210051 ose ne adresën e e-mailit [email protected]

Po kështu qytetarët mund të telefonojnë edhe në numrat fiks të policisë, 112 në Tiranë dhe 129 në rrethe.