Ballina Aktualitet Zhduken pa lënë gjurmë dy motrat adoleshente në Durrës, nëna apel policisë...

Zhduken pa lënë gjurmë dy motrat adoleshente në Durrës, nëna apel policisë për ndihmë

Dy motra minorene janë zhdukur nga banesa e tyre në Durrës. Denoncimin e bënë nëna e tyre.

Zhdukja e vajzave ka ndodhur prej më se një jave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 24. 09. 2018, shtetasja M. P., vjeçe 45, banuese Durrës, kallëzon se më datë 16. 09. 2018, vajzat e saj, shtetaset S. P., e E. P., vjeçe 19 e 16, banuese në Durrës, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.